Last Updated on 12/08/2026 by EL
Një vatër zjarri ka rënë pasditen e kësaj të mërkurë në zonën e Saukut, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme tokë. Nga pamjet e mbërritura në terren, shihet qartë një re e madhe tymi e cila ka mbuluar një hapësirë të gjerë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Temperaturat e lartapo favorizojnë përhapjen e flakëve në terren.
Deri më tani, shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të panjohura. Ndërkohë pritet një verifikim më i detajuar nga autoritetet kompetente për të përcaktuar shkaqet.
