Last Updated on 13/08/2026 by Anisa
Një lajm i trishtë ka tronditur mediat ditën e sotme pasi është gjetur pa shenja jete pranë një qendre tregtare, Lirim Hajredini drejtori i Televizionit “Alsat”, media që operon në Maqedoninë e Veriut.
Deri më tani shkaku i vdekjes së Hajredinit,në moshën 38-vjeçare, mbetet i paqartë, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë as mundësinë e vetëvrasjes. Megjithatë asgjë nuk është e saktë deri në këto momente që raportojmë. Trupi i Hajreidnit është nisur për në spital që të kryhet autopsia e të zbardhet e vërteta e vdekjes ë tij.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Hajredinit i ka tronditur të gjithë, në veçanti njerëzit që punuan me të për më shumë se 16 vite në Televzionin Alsat. Media në fjalë, deri më tani nuk ka reaguar ende, në lidhje me ndarjen nga jeta të Hajredinit.
Sipas Ministrisë së Brendshme bëhet me dije se se Hajredini ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.
“Sot (13.08.2026), rreth orës 09:25, në SPB Shkup është raportuar se para një ndërtese në bulevardin „Krste Misirkov“ në Shkup ndodhet një person me lëndime. Në vendngjarje kanë dalë zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Bit Pazar, të cilët kanë konstatuar se bëhet fjalë për L.H. (38) nga Shkupi. Personi ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore” njoftoi sot Ministria e Brendshme e Maqedonisë.
Hajredini ishte një menaxher me përvojë në sektorin e mediave, me ekspertizë në marketing, strategji biznesi dhe produksion televiziv. Krahas karrierës së tij menaxheriale, ai ka punuar edhe si përkthyes i literaturës profesionale./ad
