Last Updated on 17/08/2026 by EL
Rreth 1400 maturantë do t’i i nënshtrohen këtë javë konkursit të pranimit në Universitetin e Mjekësisë.
Konkursi ka nisur këtë të hënë dhe do të vijojë deri më datë 21 gusht, ndërsa maturantët testohen në ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore në Tiranë.
Bëhet fjalë për një garë të hapur për të gjithë maturantët që dëshirojnë të studiojnë në degën e Mjekësisë së Përgjithshme.
Të rinjtë do të kryejnë testimin e informatizuar, pasi e kanë përzgjedhur këtë program studimi në UAlbania dhe kanë aplikuar online për provimin e pranimit në universitet./et
