Spekulimet për një krizë të mundshme në marrëdhënien e Klodit dhe Elijonës kanë qarkulluar prej ditësh në rrjet, veçanërisht pas mungesës së postimeve dhe ndërveprimeve të përbashkëta mes çiftit.
Situata u bë edhe më e komentuar pasi llogaria e Klodit në Instagram shfaqej me mesazhin “User not found”, duke ngritur pikëpyetje te ndjekësit nëse profili ishte mbyllur përkohësisht apo ishte hakuar.
Pikërisht përballë këtyre aludimeve, Elijona ka reaguar publikisht përmes një postimi në Instagram, duke kërkuar që të mos krijohen histori rreth jetës së saj private.
“Mos krijoni histori që nuk i dini”, Elijona reagon pas
“Po më vijnë çdo ditë DM dhe komente për faktin që po kaloj kohë me familjen time dhe jo me personin që ju doni të më shihni. Dua ta bëj shumë të qartë: familja ime është prioriteti im”, shkruan Elijona.
Ajo shpjegon se pjesa më e madhe e familjes së saj ndodhet në Kosovë dhe se, kur është me ta, zgjedh ta shijojë dhe ta vlerësojë kohën e përbashkët. Elijona thekson gjithashtu se gjatë “Big Brother” e ka bërë të qartë se sa e rëndësishme është familja për të.
Duke iu referuar drejtpërdrejt situatës me Instagramin e Klodit, Elijona sqaron: “Dhe për të gjithë ata që vazhdoni të thoni se unë kam lidhje me Instagramin e Klodit: Klodi është HACKUAR. Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë dhe është absurde që çdo ditë të më vini fajin për diçka që nuk ka të bëjë me mua.”

Në reagimin e saj, Elijona u drejtohet edhe atyre që ndjekin jetën e saj në rrjetet sociale, duke u kërkuar të mos krijojnë histori bazuar në gjëra që nuk i dinë.
“Ju shihni disa sekonda nga jeta ime në Instagram, jo gjithçka që ndodh pas kamerave. Prandaj mos krijoni histori nga gjëra që nuk i dini”, shprehet ajo.
Në fund, Elijona tregon se po kalon një periudhë ku po përpiqet të shijojë kohën me familjen dhe të mos japë llogari për zgjedhjet e saj personale.
“Familja ime është prioriteti im. Jeta ime është e imja dhe nuk do ta jetoj sipas asaj që të tjerët duan të shohin”, përfundon ajo.
Reagimi i Elijonës vjen në një moment kur aludimet për një ndarje të mundshme nga Klodi kishin marrë vëmendje të madhe në rrjet. Megjithatë, nga deklarata e saj nuk ka një konfirmim për ndonjë ndarje, ndërsa ajo ka zgjedhur të sqarojë vetëm çështjen e llogarisë së Instagramit dhe komentet që kanë qarkulluar së fundmi./mxh
