Nju Jorku është shteti amerikan më i varur nga rrjetet sociale, sipas një sondazhi të fundit të Winder Law Firm. Në këtë shtet regjistrohen 157,537 kërkime në muaj për çdo 100 mijë banorë për terma që lidhen me rrjetet sociale.
Kjo shifër është 16% më e lartë se mesatarja kombëtare.
Pesë platformat më të përdorura në Nju Jork janë YouTube, Facebook, Instagram, X dhe Reddit.
Në vendin e dytë renditet Virginia, e ndjekur nga Washington, North Carolina dhe Georgia.
