Last Updated on 21/08/2026 by Anisa
Gjykata e Apelit lë në fuqi masën “arrest në burg” për shtetasen turke Julide Yazici, 32 vjeç.
Aktivistja turke Julide Yazici, u arrestua disa ditë më parë në Rinas pasi kërkohet nga autoritetet turke të drejtësisë.
Pavarësisht se ajo rezulton me azil politik në Francë, gjykata refuzoi kërkesën e mbrojtjes për lirim.
Shtatë vite më parë, gjatë kohës që ishte studente, Yazici mori pjesë në protesta kundër qeverisë së presidentit Erdogan. Ajo u arrestua fillimisht në vitin 2016, ndërsa autoritetet turke e akuzuan për lidhje me organizatë terroriste.
Në seancën e mbajtur në Gjykatën e Tiranës më 7 gusht, aktivistja turke Julide Yazici, pretendoi se përndiqet politikisht për shkak të bindjeve politike dhe për këtë arsye nuk pranon ekstradimin drejt Turqisë. Ajo shtoi se ka protestuar kundër Presidentit Erdogan dhe se i rrezikohet jeta nëse kthehet në atdhe./ad
