Ambientalisti përmes një reagimi është shfaqur i prekur dhe me lot në sy është shprehur se më mirë ta kishin vrarë se të shikonte librat e tij të flakur në det.
Por pas këtij akti, Sazan Guri thekson se barabarët e shekullit XXI nuk e mposhtin dot.
“Por, një gjë aman, mund të më fyesh, të më rrahësh, të më hedhësh më det, por dijeni mirë ju barbarë të shek. 21, se nuk mund të më mposhtni dot, siç thotë H.Emingëej te ‘Plaku dhe deti’, po qe puna për liri libri dhe Shqipëri.
Errësirën doja të ‘vrisja’ dhe pakëz dritë doja të çoja këtu në Sarandë, me libra mbi të vërteta shqiptare, dhe sot herët pa u gdhirë më thanë se i ke tan librat në det!
Kisha zgjedhur enkas si vend një kënd te Muzeu arkeologjik, nën bazorelievin e të parëve të mi (N. Frashëri), si për të thënë që po vazhdojmë rrugën tuaj o Naimian…..,por s’qe e thënë!
Më mirë të më kishin vrarë, sesa të shikoja librat në det, ndaj me lot ndër sy, jo nga mungesa e burrërisë, por nga dhimbja, pse dituria mbi Shqipërinë të flaket, të shkelet dhe të hidhet, si dikur në lumë dhe sot në det.
Unë e di kush, dhe kjo më lehtëson, por si ka mundësi ende sot, dhe kjo më idhnon.
Por, një gjë aman, mund të më fyesh, të më rrahësh, të më hedhësh më det, por dijeni mirë ju barbarë të shek. 21, se nuk mund të më mposhtni dot, siç thotë H.Emingwej te ‘Plaku dhe deti’, po qe puna për liri libri dhe Shqipëri”, shkruan Sazan Guri./kb
