Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, ku dy persona kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një lokali bar-kafe.
Sipas informacionit paraprak, viktima është një 40-vjeçar, i cili punonte si roje i lokalit, ndërsa personi tjetër i përfshirë në incident është një 46-vjeçar me profesion elektriçist.
40-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa elektriçisti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në kontaktin me energjinë elektrike./mxh
