Last Updated on 02/09/2026 by Anisa
Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në aksin Vorë-Fushë-Krujë, mbi urën e Gjolës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit, dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i njërës prej makinave ka mbetur i lënduar. Ai është transportuar për në spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Dyshohet se shkak për aksidentin është parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve, e cila ka shkaktuar përplasjen fatale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e plota të aksidentit./ad
