Një dedikim plot dashuri ka shoqëruar ditëlindjen e Loredana Zefit, e cila sot feston 31-vjetorin e lindjes.
Partneri i saj, futbollisti Karim Adeyemi, ka zgjedhur ta bëjë urimin publik, duke rikthyer në Instagram disa prej momenteve të ëmbla që kanë ndarë së bashku.
Përmes disa postimeve në Instagram Stories, Adeyemi ka publikuar fotografi të Loredanës dhe të çiftit, duke i shoqëruar ato me mesazhe të ndjera. Në një prej tyre, ku reperja shfaqet e vetme, ai i është drejtuar me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen mikes sime më të mirë, faleminderit që je personi që je”, duke shtuar edhe disa zemra të kuqe.

Por mesazhi që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai i publikuar krahas një fotografie ku dyshja shfaqet bashkë para pasqyrës. “Çdo ditë është ditëlindja jote”, shkroi futbollisti, në një dedikim që përcolli qartë anën romantike të marrëdhënies së tyre.

Loredana dhe Karim kanë zgjedhur të ndajnë herë pas here me ndjekësit momente nga lidhja e tyre, ndërsa në postimet e çiftit nuk kanë munguar as çastet familjare me Hanën, vajzën e reperes./mxh
