Justin dhe Hailey Bieber ishin të pranishëm në dasmën e Finneas O’Connell dhe Claudia Sulewski, e mbajtur më 29 gusht në San Ysidro Ranch, në Montecito. Por disa prej momenteve të fotografuara gjatë ceremonisë tërhoqën menjëherë vëmendjen e fansave.
Në një prej fotove, Hailey duket teksa i flet Justin dhe shoqëron bisedën me gjeste të duarve, ndërsa këngëtari e dëgjon. Në imazhe të tjera, dyshja duket më e distancuar, duke bërë që në rrjetet sociale të nisnin menjëherë spekulimet për një debat mes tyre.
Megjithatë, fotografitë nuk tregojnë se çfarë po diskutonte çifti dhe nuk ka asnjë video apo audio që të konfirmojë se bëhej fjalë për një konflikt.
Madje, llogaria e njohur e thashethemeve VIP, DeuxMoi, hodhi poshtë pretendimet se Justin dhe Hailey ishin grindur gjatë dasmës. Sipas burimeve anonime të cituara prej saj, mes çiftit nuk pati një debat.
Një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen ishte postimi i Justin një ditë më vonë. Më 30 gusht, ai ndau në Instagram disa selfie me Hailey nga dasma, ku të dy shfaqen pranë njëri-tjetrit dhe në një atmosferë dukshëm më të afërt. Këngëtari e shoqëroi postimin me pesë emoji zemrash të kuqe.
Për mbrëmjen, Hailey zgjodhi një fustan vintage nga Versace, të kombinuar me një çantë Gucci në ngjyrë ulliri, ndërsa Justin u shfaq me një kostum të zi oversize, këmishë të bardhë, kravatë të zezë dhe syze dielli.
Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka komentuar mbi fotot virale, ndaj mbetet e paqartë nëse momenti i fotografuar ishte thjesht një bisedë mes çiftit apo diçka më shumë./mxh
