Last Updated on 04/09/2026 by EL
Shtëllungat e tymit nga zjarri që ka përfshirë zonën e Fierit kanë mbërritur edhe në Vlorë këtë të premte. Një pjesë e qiellit në hyrje të qytetit të Vlorës është mbuluar nga tymi dhe ka marrë ngjyrë të zezë për shkak të flakëve në Fier.
Pamjet tregojnë përhapjen e tymit edhe në drejtim të Vlorës, duke sinjalizuar për ndotjen e ajrit që vjen si pasojë e situatës së rrezikshme të zjarrit në Fier.
