Last Updated on 04/09/2026 by EL
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga operacioni për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit në fshatrat Drizë, Vadhizë dhe Radostinë të Fierit, ku po vijon ndërhyrja nga ajri.
“Vijon ndërhyrja nga ajri për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit në fshatrat Drizë, Vadhizë, Radostinë”, shkruan Rama.
Kryeministri bën të ditur se për shkak të situatës është vendosur në gatishmëri edhe shërbimi shëndetësor.
“Në gatishmëri të plotë është edhe shërbimi shëndetësor, me ekipet e urgjencës dhe strukturat përkatëse për t’iu përgjigjur çdo situate të mundshme”, shkruan Rama./et
