Last Updated on 07/09/2026 by EL
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha sot se zona Shengen pa kontrolle kufitare të brendshme mund të ruhet vetëm nëse mbrohen kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian.
“Unë ende besoj fuqimisht se zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të Unionit mbrohen dhe nëse të gjithë kontribuojnë në luftën kundër kontrabandistëve”, tha Meloni pas një takimi me kryeministrin belg Bart De Wever në Romë, raporton Ansa.
Ajo e deklaroi këtë duke komentuar vendimin e Italisë për të zgjatur pezullimin e rregullave të Shengenit për Spanjën pas krizës në enklavën spanjolle të Ceutës, ndaj së cilës Madridi iu përgjigj me të njëjtën masë. /et
