Salma Hayek sapo ka mbushur 60 vjeç dhe duket se po e përqafon këtë etapë të re të jetës në mënyrën e saj: e lirë, e qetë dhe pa komplekse.
Pak ditë pas ditëlindjes, aktorja publikoi dy fotografi të reja në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet duke notuar krejtësisht e zhveshur në det.
“60 vjeç dhe mirënjohëse”, shkroi Hayek në përshkrimin e fotografive. Ditëlindjen e kishte më 2 shtator.


Në fotografi, ajo shfaqet duke shijuar detin, ndërsa flokët e saj të gjatë deri në bel bien mbi shpinë dhe përzihen me fijet e argjendta që ajo nuk ka nguruar t’i tregojë.
Në vend që t’i fshehë thinjat, Hayek duket se po i përqafon ato si pjesë të kësaj faze të re të jetës.

Vetëm një muaj më parë, aktorja u shfaq me një ndryshim të dukshëm në pamje, duke zgjedhur flokë shumë më të shkurtër për filmin e saj të ardhshëm, “Without Blood”, me regji të Angelina Jolie.

Në fotografitë e marra nga revista “People”, Hayek shfaqej me flokë deri te klavikulat, të stiluar me onde në frymë retro. Pamjen e kishte kombinuar me një pallto bezhë, një fustan të zi, një varëse me tre vargje perlash dhe një çantë me dorezë.
Herën e fundit që Hayek mbajti flokë kaq të shkurtër ishte në prill të vitit 2023, kur ajo dhe bashkëshorti i saj, François-Henri Pinault, morën pjesë në një festë të organizuar nga Gucci në Nju Jork.

Në atë rast, ajo kishte zgjedhur një prerje të shkurtër me onde, që mezi i arrinte te shpatullat. Pamjen e kishte plotësuar me një kostum me fund të artë, të mbuluar me detaje vezulluese, dantellë të zezë dhe zinxhirë dekorativë.
Ajo kishte veshur gjithashtu këpucë me taka të larta dhe një çantë me monogram.
Hayek dhe Pinault u martuan në vitin 2009 dhe kanë një vajzë 17-vjeçare, Valentina./k.m
