Last Updated on 10/09/2026 by Monika
Kroacia ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme me speca të kuq në dy ngarkesa nga Shqipëria, pasi në to u zbulua një kimikat i dëmshëm.
Siç bëhet me dije nga media kroate “Danica”, në perime u gjend pesticidi prokinazid, gjatë një kontrolli në kufi.
Inspektorët vendas urdhëruan menjëherë asgjësimin e e dy ngarkesave me speca të kuq, pasi përbënin rrezik serioz sepse pesticidi përban përmbajtje toksike për mëlçinë dhe veshkat./mxh
