Last Updated on 10/09/2026 by Monika
Pasditen e sotme, vatra e zjarrit në Çerrilë të Mallakastrës është riaktivizuar, ndërsa flakët po përhapen në një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllit me pisha, duke alarmuar banorët e zonës.
Për neutralizimin e zjarrit po punojnë 4 mjete zjarrfikëse, 30 forca të Forcave të Armatosura dhe 20 forca bashkiake.
Terreni po vështirëson ndërhyrjen e ekipevedhe përpjekjet për shuarjen e flakëve.
Pas kërkesës për ndërhyrje nga ajri, në zonë ka mbërritur edhe një helikopter, i cili do të angazhohet në operacionin për shuarjen e zjarrit./mxh
