Ukraina po teston një armë të re të zhvilluar në vend për interceptimin e dronëve rusë.
Presidenti Volodymyr Zelensky bëri të ditur se sistemi i ri ka regjistruar tashmë një goditje të suksesshme gjatë natës, duke shkatërruar një dron të tipit “Shahed”.
Në fjalimin e tij në rrjetet sociale, Zelenskiy tha se teknologjia është ende në fazë testimi dhe se disa elemente teknike kërkojnë përmirësime përpara se sistemi të përdoret në mënyrë më të gjerë.
Sipas ushtrisë ukrainase, gjatë natës janë rrëzuar 187 objektiva ajrore, ndërsa presidenti Zelensky deklaroi se rreth 93% e dronëve rusë u interceptuan.
Që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë nga Rusia, në shkurt të vitit 2022, Ukraina ka përshpejtuar ndjeshëm zhvillimin e teknologjive kundër dronëve.
Vendi po fokusohet veçanërisht te dronët interceptues, të cilët synojnë të ofrojnë një mënyrë më efikase dhe më pak të kushtueshme për neutralizimin e mjeteve ajrore pa pilot.
Megjithatë, mbrojtja ndaj raketave balistike mbetet një sfidë më e madhe për forcat ukrainase, të cilat u kanë kërkuar aleatëve perëndimorë më shumë sisteme interceptuese.
Paralelisht, Kievi po kërkon përshpejtimin e zhvillimit të sistemit evropian të mbrojtjes ajrore, të njohur si “Freyja”./mxh
