Last Updated on 16/09/2026 by EL
Olsi Eftimi dhe i vëllai i tij, Albani, të dy arkitektë, janë thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të hetimeve për dosjen në ngarkim të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Pas dhënies së deklarimeve, Olsi Eftimi ka dalë nga zyrat e SPAK, ndërkohë që i vëllai i tij, Albani, është ende duke dhënë shpjegime para agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Thirrja në SPAK e këtyre 2 emrave të njohur të fushës së arkitekturës dhe projektimit, vjen në kuadër të zgjerimit të hetimeve pasuritore dhe proceduriale ndaj Ballukut, pozita penale e së cilës është rënduar ndjeshëm me shtimin e akuzave.
Olsi dhe Alban Eftimi dalin në dosjen hetimore të SPAK për Ballukun, ku gjenden e-maile, preventivë dhe dokumente për punimet në vilën që iu sekuestrua ish-zv.kryeministres në Palasë.
Kujtojmë se ndaj ish-zv.kryeministres Balluku rëndojnë akuza të rënda për ‘korrupsion pasiv’, ‘pastrim parash’, ‘shkelje të barazisë në tendera’ dhe ‘mosdeklarim pasurie’./et
