Meghan Markle duket se po përshtatet sërish me jetesën në Britani teksa është fotografuar duke kaluar një pasdite në një lokal tradicional britanik në Oxfordshire me mikeshën e saj të vjetër, Ellen DeGeneres, dhe bashkëshorten e saj, Portia de Rossi.

Dukesha e Sussex-it, 45 vjeçe, u fotografua të hënën, më 21 shtator, në “The Three Horseshoes”, ndërsa bashkëshorti i saj, Princi Harry, ndodhej në Londër për ceremoninë e “WellChild Awards”.
Meghan dhe Harry janë rikthyer në Britani muajin e kaluar me fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, të cilët kanë nisur shkollën në Britani. Çifti ka qenë prej vitesh në miqësi me DeGeneres dhe de Rossi, të cilat më parë ishin edhe fqinjët e tyre në Montecito.
DeGeneres dhe de Rossi u zhvendosën në Cotswolds në vitin 2024. Më vonë, DeGeneres konfirmoi se vendimi për t’u zhvendosur në Angli lidhej edhe me rizgjedhjen e Donald Trump si president.
Një burim pranë Harry-t tha për People se rikthimi në Britani ishte diçka që ai e kishte menduar prej kohësh, ndërsa një tjetër tha se ai dëshiron që fëmijët të kuptojnë botën në të cilën ai u rrit dhe vendin nga vjen familja e tyre.
Për Meghan, kjo nënkupton që fëmijët mund të njohin të dyja botët.
“Meghan ndihet shumë me fat që ata kanë mundësinë t’i japin Archie-t dhe Lilibet-it mundësinë të përjetojnë të dyja botët”, tha një burim nga Montecito për revistën People.
Ndërkohë, Meghan vijon të merret me markën e saj “As Ever” dhe projektet e “Archewell Philanthropies”, ndërsa po shqyrton edhe rikthimin në aktrim. Sipas People, ajo është në bisedime për një rol në sezonin e tretë të serialit të Netflix, “The Gentlemen”./mxh
