Amber Candy ka folur hapur për jetën sentimentale dhe mënyrën se si i sheh marrëdhëniet në ditët e sotme.
E ftuar në “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ish-banorja e “Big Brother VIP 4” ndau disa mendime mbi eksperiencën e saj pas reality show-t, jetën personale dhe planet për të ardhmen.
Një prej temave ishte edhe mënyra se si ajo i percepton djemtë shqiptarë. E pyetur nëse i konsideron më shumë paragjykues apo mendjehapur, Amber tha se problemi kryesor, sipas saj, lidhet me komplekset.
“Kompleksi është gjë shumë e keqe, që shumica e shqiptarëve e kanë, për fat të keq. Duhet ta heqin. Të jetojnë jetën e tyre dhe të kenë një jetë të lirë”, u shpreh ajo.
Sipas Amber, liria për të qenë vetvetja është e rëndësishme, për sa kohë respektohen kufijtë dhe të tjerët.
Por nga diskutimi për djemtë shqiptarë, biseda kaloi te një temë shumë më personale: dashuria.
Për Amber, ajo mbetet një prej gjërave që i japin më shumë kuptim jetës. Madje, ajo e lidhi mungesën e një partneri edhe me momentet më të zakonshme të ditës.
“Ku ka më mirë se dashuria? Kur e shikon atë krevatin që ngrihesh vetëm në mëngjes, demoralizohesh. E do njeriu një krah të djathtë ku të mbështetet”, tha ajo.
Megjithatë, Amber theksoi se rëndësi ka të jetë personi i duhur, pasi një marrëdhënie e gabuar mund të ketë efektin e kundërt.
“Kur është e duhura. Kur nuk është e duhura, as kafja nuk të pihet”, u shpreh ajo.
Në fund, Amber pati edhe një mesazh për djemtë shqiptarë, duke i nxitur të mos kenë frikë të shprehin ndjenjat dhe të tregojnë më shumë dashuri.
“Po jeni more çuna? Dashuroni gocat, ku ka më mirë!”, tha ajo, duke shtuar se sipas saj vajzat sot janë më të çliruara dhe shprehin më shumë atë që duan./mxh
