Një ortek në malin Himalung në Himalaje u ka marrë jetën 15 alpinistëve.
Ekipet nepaleze të shpëtimit gjetën tetë trupa në vendin ku një ortek zuri poshtë një kamp alpinistësh, ku më herët u gjetën shtatë trupa të tjerë.
Hetimet janë duke vazhduar për një person tjetër të zhdukur.
Viktimat ishin anëtarë të ekipeve nepaleze që po përgatisnin kampin për ekspedita të ardhshme./mxh
