Drejtori ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk njoftoi të dielën se do ta riemërtonte njësinë e inteligjencës artificiale të kompanisë në SpaceXSI, pas përpjekjes së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të përdorur termin “superinteligjencë” në vend të “inteligjencës artificiale”.
“Po, do ta bëjmë atë ndryshim,” iu përgjigj ai një përdoruesi në X që e pyeste për mundësinë e riemërtimit të SpaceXAI në SpaceXSI.
Musk nuk dha asnjë informacion shtesë në lidhje me ndryshimin e emrit, as nuk dha një afat kohor të mundshëm se kur do të ndodhte ndryshimi.
Në një fjalim muajin e kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Trump tha: “Nga kjo pikë e tutje, të gjitha dokumentet e Shteteve të Bashkuara, dhe shpresojmë që edhe ato të botës, do të ndryshojnë për të përdorur termin shumë më të saktë ‘super’ në vend të ‘artificial’. Pra, është super inteligjencë.”/ET
