Last Updated on 08/10/2026 by EL
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me gjendjen e protestuesve të cilët kanë marrë dëmtime gjatë protestës para Kuvendit. Mësohet e 9 persona janë paraqitur në ambientet e QSUT.
Pas trajtimit përkatësisht në shërbimin e Okulistikës dhe atë të Djegie Plastikës të gjithë qytetarët janë larguar me mjekim ambulator. Më tej bëhet me dije se asnjë prej tyre nuk është në gjendje kritike.
Gjithashtu bëhet me dije se një i moshuar është dëmtuar nga hekurat e vendosur rreth ambienteve të Kuvendit. Fatmirësisht edhe ai është jashtë rrezikut për jetën./et
