Antoneta Sevdari është rikthyer në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke u zgjedhur sot një nga anëtaret e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme.
Kujtojmë se Sevdari është magjistratja e parë në Shqipëri që rikthehet në sistemin e drejtësisë pas përmbysjes së një vendimi të formës së prerë të vetingut, në një betejë që ajo e fitoi nga Gjykata Evropiane e Drejtave të Njeriut, në Strasburg.Në mbledhjen që po mbahet sot në ambientet e Polit të Drejtësisë, pritet që të zgjidhen edhe dy anëtarë të rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), nga radhët e prokurorisë, të cilët do të zëvendësojnë anëtarët që përfundojnë mandatin në 2026, përkatësisht Sokol Stojani, përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme; Ledina Riza, përfaqësuese e prokurorive të apelit; dhe Zeqir Hoda, përfaqësues i prokurorive të shkallës së parë.
Ky proces i sotëm është mjaft i rëndësishëm, në një kohë kur ka ngecur procesi për vlerësimin e pesë kandidatëve për prokuror të Përgjithshëm./ad
