Last Updated on 11/10/2026 by Anisa
Një atentat me lëndë plasëse tritol tronditi mbrëmjen e kaluar qytetin e Gjirokastrës, duke lënë pas një viktimë dhe një person të plagosur.Viktima është identifikuar si Beqir Devolli, i cili ndodhej në drejtimin e automjetit tip “Benz” në momentin kur makina u përfshi nga shpërthimi. Ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në ambulancë, gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Nga shpërthimi mbeti i plagosur edhe Rigers Mela. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Hetimet janë përqendruar te rrethanat e ngjarjes dhe identifikimi i personave që mund të fshihen pas saj. Dyshimet paraprake janë se objektiv i mundshëm i atentatit mund të ketë qenë Mela.
Një nga pistat që po shqyrtojnë hetuesit lidhet edhe me një ngjarje të mëparshme, pasi në vitin 2025 automjetit të Melës i ishte vënë zjarri. Mbetet për t’u verifikuar nëse dy episodet kanë lidhje me njëri-tjetrin.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e motiveve të mundshme të sulmit./ad
