Aeroporti i Stambollit ka lënë pas Heathrow-n e Londrës, duke u renditur i pari në botë për lidhjet ndërkombëtare ajrore, sipas indeksit “Megahubs 2026” të kompanisë OAG.
I hapur në vitin 2018, aeroporti pret mbi 84 milionë pasagjerë në vit dhe synon të rrisë kapacitetin deri në 200 milionë. Një rol të rëndësishëm në këtë sukses luan Turkish Airlines, e cila përbën rreth 80% të fluturimeve nga kjo qendër ajrore.
Pozicioni gjeografik mes Evropës dhe Azisë, infrastruktura dhe mundësitë për zgjerim e kanë ndihmuar Stambollin të forcojë rolin e tij si nyje kryesore e udhëtimeve ndërkombëtare./ad
