Last Updated on 12/10/2026 by Anisa
Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 78 masa administrative ndaj këmbësorëve gjatë 24 orëve të fundit, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Kontrollet janë përqendruar te këmbësorët që nuk respektojnë rregullat e lëvizjes në rrugë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Policia u bën apel qytetarëve të respektojnë sinjalistikën, të përdorin vijat e bardha dhe të shmangin kalimin e rrugës në vende të palejuara.
Sipas Policisë Rrugore, kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.
Njoftimi i plotë:
Tiranë
Policia Rrugore, kontrolle për respektimin e rregullave të qarkullimit nga këmbësorët.
Gjatë 24 orët e fundit u vendosën 78 masa administrative.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë vijuar kontrollet në terren, me fokus evidentimin dhe ndëshkimin e këmbësorëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 78 masa administrative ndaj këmbësorëve, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri nga ana e këmbësorëve, duke respektuar sinjalistikën rrugore, përdorur vendkalimet e përcaktuara dhe shmangur kalimin e rrugës në vende të palejuara.
Kontrollet do të vijojnë në funksion të rritjes së sigurisë rrugore dhe mbrojtjes së jetës së të gjithë përdoruesve të rrugës.
View this post on Instagram
