Bankat e nivelit të dytë kanë vendosur të mbyllin degët brenda unazës së vogël të Tiranës për arsye të sigurisë. Kapitali ka mësuar se të gjitha bankat kanë urdhëruar stafin e tyre që të mbyllë degët dhe të largohet nga puna për në shtëpi duke pezulluar cdo veprim me klientët.
Ky vendim ekstrem ka ardhur si pasojë e përshkallëzimit të protestave në qendër të Tiranës, duke lënë pa shërbim mijëra qytetarë dhe biznese në zonën më të ngarkuar tregtare të vendit.
Burime nga sektori bankar bëjnë me dije se ky hap u ndërmor për të garantuar sigurinë e jetës së personelit dhe për të mbrojtur infrastrukturën fizike të bankave nga rreziku i akteve të dhunës.
Ky izolim i detyruar i qendrës financiare të kryeqytetit dëshmon qartë se si mungesa e rendit dhe dështimi i strukturave ligjzbatuese për të menaxhuar situatën kanë filluar të kenë një kosto direkte mbi ekonominë kombëtare./ad
