Last Updated on 15/10/2026 by EL
Është përshkallëzuar protesta edhe në Durrës, ku përplasja mes forcave të policisë dhe protestuesve ka degraduar deri në persona të plagosur me mjete të forta.
Sipas raportimeve në media, si pasojë e përplasjeve njëri nga drejtuesit e policisë është plagosur në kokë dhe ka shenja gjaku në fytyrë dhe po ashtu edhe kandidati për deputet në qarkun e Durrësit, Ndrec Pjetri.
Mësohet se 35 persona janë shoqëruar deri më tani në Komisariatin e Policisë së Durrësit.
Po ashtu, gjatë protestës janë shkatërruar kosha mbeturinash dhe tabela rrugore./ET
