Last Updated on 16/10/2026 by Klara
Ka nisur protesta edhe në qytetin e Pogradecit, ku disa të rinj nga gjimnazet e qytetit janë bërë bashkë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Gjimnazistët kanë dalë në rrugë dhe po marshojnë përgjatë qytetit, duke brohoritur thirrjen “Rama, jep dorëheqjen”.
Protesta në Pogradec vjen në kuadër të tubimeve të gjimnazistëve që po zhvillohen edhe në qytete të tjera të vendit, ku të rinjtë po shprehin qëndrimet e tyre përmes protestave dhe bojkotit të mësimit./k.m
