Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se rënia e Ukrainës mund të shkaktojë një valë të madhe refugjatësh drejt Evropës, duke përmendur shifrën prej 20 milionë ukrainasish.
“Çfarë do të ndodhë nëse biem? Nuk e di sa refugjatë do të vijnë në Evropë, 20 milionë ukrainas”, deklaroi Zelensky në Bruksel.
“Sepse ata do të na shkatërrojnë dhe do të na dëbojnë. Për këtë arsye, ju kërkojmë të mbroni vendin tonë”, shtoi presidenti ukrainas.
Zelensky u bëri thirrje partnerëve evropianë të mbështesin Ukrainën përballë agresionit rus./mxh
