Last Updated on 16/10/2026 by Monika
Erald Noj, protestues që në ditën e parë të “Flamingove” u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se nuk ka negociata me Ramën, por vetëm qeveri teknike, ndërsa e paralajmëroi se pot ë ndodhë një vrasje nga agjenturat e huaja fundi i tij do të jetë katastrofik. Analisti Anri Bala replikoi me protestuesin duke thënë se nëse ndodh kjo vrasje përgjegjësia është edhe e protestuesve.
Pjesë nga biseda
Erald Noj: Unë besoj që jam me mendimin e shumicës së protestuesve. I vetmi moment kur mund të ulemi në negociatë me Ramën është me qeveri teknike. Jemi të gatshëm të përdorim çdo mjet demokratik dhe jo për të arritur dorëheqjen e Ramës. Ai ka vrarë PS-në dhe ëndrrat në këtë vend. Ka ekzekutuar edhe PS-në, e ka degjeneruar. PS nuk ka figura me integritet dhe dinjitet që t’i dalin përballë Ramës sot. Si nuk doli njeri të thotë mendoj ndryshe.
Me çdo mjet demokratik ose jo.
I bëj thirrje zotit Kryeministër, a e ka menduar ai dhe këshilltarët, që mjafton një vrasje nga agjenturat e huaja dhe qeveria dorëzohet në mënyrën më katastrofike?
Me kë e mbron popullin? Më vjen keq që të kam ty kryeministër, e di që je i kapur. Nuk kam gjë me ty dhe PS. E kam me sistemin. Edhe Berisha ju ka ndihmuar jashtëzakonisht. Shqipëria është në rrezik të madh.
Anri Bala: Pra zotëria thotë se mund të përshkallëzojë situata për shkak të ndërhyrjes nga jashtë.
Erald Noj: Po dhe kryeministri nuk ka marrë masa sepse i ka rënë pushteti në llum.
Artan Hoxha: A ke vërejtur gjë, se kryeministri thotë është e stisur nga jashtë. Unë di që po protestojnë shqiptarët? Ka të serbëve, rusëve, iranianëve?
Erald Noj: Po ka.. Ka rryma të huaja, sepse Rama midis shumë budallëqeve ka bërë edhe ndonjë gjë të saktë. Ka shërbime që tentojnë të fusin tentakula. Ka grupe koordinuese, por asnjëri nuk është për interes kombëtar. Secili ka parti politike.
Anri Bala: Ju që e keni Ramën përballë, që ky është maskara, etj, keni shqetësim të madh. Jeni më shumë se Rama përgjegjës, që me turmën mund të ndodhë ndonjë ngjarje tragjike nga jashtë. Kur të ndodhë, nëse ndodh, është më përgjegjës Rama që nuk ju ka mbrojtur ju që të digjni Tiranën, apo është përgjegjësi e atyre që janë në protestë?
Erald Noj: Përgjegjësia është e kryeministrit, nëse ka ndonjë influencë, sepse ai duke ndejtur 13 vjet ne pushtet mban përgjegjësi për SHISH që e ka futur në shtrat me krimin. Kaq naiv është ai kryeministër. Tani t’i dalë zot, përgjegjësia është e Ramës.
Konkretisht jam kontaktuar nga një person që ka folur në emër të shërbimeve të huaja dhe ka tentuar të më shantazhojë. Ku të shkojmë ne zoti kryeministër? Kam marrë dy herë, nuk është përgjigjur njeri./mxh
