Last Updated on 18/10/2026 by EL
Kjo e diel shënon ditën e gjashtë të protestës së nisur nga studentët, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.
Edhe sot ka nisur grumbullimi i protestuesve pranë Ministrisë së Arsimit, ku shihen të rinj me dhe pa maska, me flamuj kombëtarë në duar dhe me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.
Njëri prej protestuesve, pasi u ka bërë thirrje bashkëprotestuesve të mos ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve të Policisë, në shenjë revolte ka djegur certifikatën që i ishte dhënë si fitues i Olimpiadës së Historisë./et
