“Pa Mbretër, Votoni Tani” ishte tema e një tubimi në Atlanta, një nga shumë të organizuar në të gjithë SHBA-të.
Ndërsa shumë demonstrues denoncuan politikat e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, organizatorët thanë se tubimi kishte për qëllim nxjerrjen e votuesve në zgjedhjet e mes-mandatit të 3 nëntorit dhe mbrojtjen e demokracisë në Amerikë.
Protestat “Pa Mbretër” shpërthyen në të gjithë SHBA-të pasi Trump, në shkurt 2025, postoi një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale të vetes si monark në një kopertinë të rreme të revistës “Time”.
Një numër i këtyre protestave anti-Trump kanë tërhequr tubime të mëdha në qytetet kryesore të SHBA-ve.
Në tubimin e Atlantës, atmosfera ishte sfiduese, por jo kërcënuese, me turmën që përfshinte gjyshe dhe fëmijë të vegjël në karroca. Protestuesit mbanin pankarta që denonconin shumë nga politikat e Trump.
Politika e jashtme e presidentit Trump ishte në fokus gjithashtu, me një banderolë, në formën e një kukulle ruse, me Trump dhe Putin në të./mxh
