Një BMW e re ka marrë vëmendjen në postimin e fundit të Adri dhe Ilirianës, të cilët kanë ndarë me ndjekësit një fotografi pranë automjetit luksoz.
Bëhet fjalë për një BMW X6 xDrive40d të vitit 2026, në ngjyrë të bardhë, një model që spikat për pamjen sportive dhe dizajnin elegant.
Në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, dy këngëtarët shfaqen së bashku pranë makinës, duke prezantuar kështu një tjetër detaj nga jeta e tyre jashtë skenës.
BMW X6 është ndër modelet më të dallueshme të prodhuesit gjerman, falë kombinimit të linjave dinamike me karakteristikat e një SUV-je luksoze.
Adri dhe Iliriana, të njohur për aktivitetin e tyre në muzikën shqiptare, ndajnë herë pas here momente personale me publikun, duke tërhequr interesin e fansave edhe përtej projekteve artistike.
Këtë herë, vëmendjen e mori automjeti i ri, ndërsa puna dhe angazhimet e tyre në muzikë mbeten pjesë e rrugëtimit profesional të çiftit./mxh
