Avokati Edmond Petraj deklaroi se masat e reja të paralajmëruara nga qeveria për protestat janë të ngjashme me ato që zbatohen në disa vende të Bashkimit Evropian, duke përmendur Italinë.
I ftuar këtë të diel në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania, Petraj tha se masat janë të përafërta me ato evropiane, megjithëse gjobat në Shqipëri janë më të ulëta.
Duke komentuar protestat e ditëve të fundit, ai paralajmëroi se organizatorët dhe personat që kanë bërë thirrje për dhunë duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Unë të garantoj që do të dalë një faturë! Jo faturë financiare, por faturë përgjegjësie. Kushdo do të mbajë përgjegjësinë e vet”, u shpreh Petraj.
Avokati kritikoi edhe përfshirjen e një pjese të pedagogëve në mbështetje të studentëve, ndërsa pretendoi se sindikata e pedagogëve ngjante me një strukturë elektorale të Partisë Demokratike.
“Mua m’u duk si një shtab elektoral i Partisë Demokratike”, deklaroi ai./mxh
