Last Updated on 28/10/2026 by Anisa
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në Tiranë, në oborrin e banesës së një 56-vjeçari.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy automjete të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit me inicialet S. N.
Deri në këtë fazë, Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me shkaqet e shpërthimit apo personat që mund të jenë të përfshirë.
Grupet hetimore po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj./ad
