Last Updated on 29/10/2026 by Monika
Rezultatet në Izrael pas zgjedhjeve ende nuk janë zyrtare, por Benjamin Netanyahu ka hedh që tani dyshimet e tij mbi pastërtinë e votës dhe legjitimitetin e shifrave.
Kryeministri izraelit akuzon Katarin për manipulime dhe ndërhyrje në zgjedhjet e lira. Kjo duket se është strategjia e re, që Netanyahu po ndjek në orët e fundit, pas frikës nga një dështim të mundshëm përballë opozitës.
Dyshohet se Katari me fondet që ka vënë në dispozicion ka ndërhyrë në disa fshatra ku shumica e banorëve janë beduinë në shkretërirën Negrev, me qëlllim që të votojnë kundër Netanyahu-t, përkundrejt një shume parash.
Vetë mbretëria i ka mohuar këto akuza dhe i ak quajtur të rreme dhe destabilizuese për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve./mxh
