Një zjarr i madh ka rënë në magazinat që ndodhen tek ish-NPA në Gjirokastër.
Flakët kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në gjysmën e qytetit. Forcat zjarrfikëse janë në terren dhe po luftojnë me flakët.
Nuk raportohen deri tani lëndime në njerëz. Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale./k.m
