Kur do të kurorëzojnë dashurinë e tyre Selin Bollati dhe DJ Gimbo? Kjo mbetet ende një pyetje pa përgjigje, pasi fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” vazhdon të mos zbulojë datën e plotë të ceremonisë.
Gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”, Selin është vënë sërish në qendër të pyetjeve për martesën e shumëpërfolur. Këtë herë ishte Orinda Huta ajo që u përpoq të merrte prej saj një informacion më konkret, por balerina nuk ndryshoi qëndrim.
Edhe pse nuk zbuloi as muajin dhe as vitin kur mund të zhvillohet dasma, Selin konfirmoi se një detaj mbetet i pandryshuar: dita do të jetë 5.
“E sigurt që do të jetë më datë 5, kaq mund të them”, u shpreh ajo.
Biseda mori edhe nota humori, teksa Mira Kazhani sugjeroi që pyetjet për dasmën të vazhdonin çdo muaj, derisa të zbulohej data e shumëpritur.
Selin e priti me sportivitet këtë ngacmim, duke bërë shaka se e gjithë historia mund të kthehej në një serial për Netflix. Madje, kur Mira vlerësoi aftësitë e saj për ta mbajtur publikun kurioz, ajo pranoi se aktrimi është një pasion i saj, por theksoi se në këtë rast nuk po luan një rol.
Kështu, misteri për dasmën me DJ Gimbon vazhdon, ndërsa Selin ka zbuluar vetëm një pjesë të vogël të planit që duket se e pret në të ardhmen.
Pjesë nga biseda:
Orinda: Kishim dëgjuar se dasmën e kishit caktuar, apo e shtytë prapë?
Selin: Unë kam thënë një datë në horizont.
Orinda: Data 5? Po cila 5, se tetori iku, tani nëntori…
Selin: E sigurt që do të jetë më datë 5 Orinda, kaq mund të them.
Ori: Deri në dhjetor do ta pyesim prapë, çdo muaj.
Mira: Të shtunën tjetër ditën, pastaj muajin.
Selin: Ta kthejmë në serial them, ta propozojmë dhe në Netflix.
Mira: Ti e bën mirë serialin, ke talent, e mban.
Selin: Aktrimin e kam shumë qejf, e kam pasion, por jo në këtë rast./mxh
