Last Updated on 02/11/2026 by EL
Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi sot se ka rrëzuar dy dronë në zonën e Riadit që dyshohet se ishin hedhur nga grupi rebel i Houthive.
“Sot ne bëmë rrëzimin dhe shkatërrimin e dy dronëve në zonën e Riadit”, deklaroi zëdhënësi i koalicionit, Turki al-Maliki, në një postim në X.
Vlen të theksohet se koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite mbështet qeverinë jemenase kundër Huthëve pro-iranianë./ET
