Last Updated on 04/11/2026 by Anisa
Këngëtarja Elsa Lila ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të avokatit Saimir Vishaj, në moshën 60-vjeçare, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lila ka publikuar edhe një fotografi nga një moment i përbashkët me avokatin: “Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde, Daja Saimir”, shkruan këngëtarja.
Avokati ishte shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, pasi dyshohet se kishte rënë nga shkallët.
