Last Updated on 05/11/2026 by Monika
SPAK ka kërkuar dënim me burg për dy të akuzuarit për sigurimin e kushteve për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasi. Nga Martinaj nuk ka asnjë gjurmë, ndërsa Mihasi mbeti i vrarë në një atentat.
10 vite burg kërkon Prokuroria e Posaçme për Leonard Dukën (njihet ndryshe si Princi Damian) dhe 6 vite për Drianto Bardhin. Çështja është fraksion i dosjes ‘Revanshi’ në të cilën u zbardhën mijëra komunikime në aplikacionin SkyECC.
Leonard Duka më herët është dënuar me 30 vite burg si kreu i grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinajt./mxh
