Last Updated on 05/11/2026 by Monika
Në materialet hetimore dalin në pah komunikime që ngrenë pikëpyetje mbi marrëdhëniet dhe kontaktet e Agasit, i cili rezulton të ketë komunikuar edhe me dy shtetas izraelitë. Mesazhet zbulojnë gjithashtu komunikimin me Fatjon Kallucin, shefin e sektorit të laboratorit të Policisë Shkencore, të lënë në burg nga Apeli i GJKKO-së, si dhe me administratorin e një resorti në Durrës, i cili dyshohet se e ndihmoi Agasin të lëvizte me automjet gjatë kohës që ishte në arrati.
‘E kam shoqe të ngushtë shefen e shërbimit sekret’, ne dosjen e SPAK per Ergys Agasin, theksohet se ky i fundit komunikonte dhe me dy shtetas izraelitë.
Po ashu jane zbardhur dhe mesazhet e Agasit me shefin e sektorit te laboratorit te policise shkencore Fatjon Kalluci i cili u la ne burg nga apeli i GJKKO te henen.
Kalluci para se te niste ekspertizen ne SPAK te dokumentave qe u gjeten ne makinen e Agasit i’a nisi ketij te fundit duke e informuar.
Konkretisht, në mesazhet e shkëmbyera mes dy personave nën hetim, Ergys Agasi dhe Fatjon Kalluci, thuhet:
“Kur është bërë këqyrja e Defender-it GG 444 AA, jo Range vishnje?
Këto kanë qenë brenda, sipas këtyre.
Këto kanë pasur vendim më vete si prova kur kanë ardhur tek ne për ekspertim.
Po besoj do kenë mbajtur ndonjë procesverbal kur kanë bërë këqyrjen e mjetit.
Ok, e kuptoj. Ajo pastaj hidhet poshtë me avokat, nuk pranohen në gjykatë si prova.
Këto janë të tjerat që janë gjetur si objekte.
Një dosje plastike e sajuar.”
Në vijim të komunikimit, Kalluci i shkruan Agasit:
“Nuk e di, vlla, çfarë të them, se këqyrja nuk është bërë tek ne. E kanë bërë vetë ata.
Ata na sollën këto prova të paketuara vetëm për të bërë ekzaminimin, për të nxjerrë gjurmët ADN-së, se ku dhe si i dinë ata.
Po të shoh nëse gjej gjë dhe të nis procesverbalin.”
Po ashtu jane zbardhur dhe komunikimet me Emnro Sulejmanin administratorin e nje resorti ne Durres, ku ky i fundit rezulton se ka levizur me Agasin ne kohen kur ky i fundit ishte ne arrati.
Pjese nga dosja:
Nga përmbajtja e mesazheve tëdatave 24 – 26.08.2026 rezulton se Z. *** i ka
shërbyer Z. ErgysAgasi për lëvizjen e tij me mjet në qytetin e Durrësit, gjatë kohës që ishte
ishpallur në kërkim, duke koordinuar me të vendndodhjen, orarin dhe mënyrën elëvizjes, si
dhe duke kontrolluar hyrje-daljet në zonën e Vilave Qeveritare nëDurrës, ku Z. Ergys Agasi
zotëron një vilë të ruajtur nga Garda e Republikës,veprimtari që tregon një rol aktiv, të
organizuar dhe të vazhdueshëmmbështetjeje, e jo thjesht një ndihmë të rastësishme. Më tej,
nga biseda epërgjuar e datës 26.08.2026, ora 21:26, zhvilluar vetëm disa orë pas
arrestimittë Z. Ergys Agasi, Z. *** pranon në mënyrë të tërthortë faktin se eka lëvizur këtë
të fundit me mjet gjatë kohës që ishte në kërkim, duke shprehurlehtësim që nuk është kapur
bashkë me të, element që tregon vetëdije të plotëmbi paligjshmërinë e veprimtarisë së kryer./mxh
