Last Updated on 05/11/2026 by Monika
Presidenti rus Vladimir Putin priti të enjten në Kremlin Mohsen Rezaei, sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit.
“Vladimir Putin priti Mohsen Rezaei-n, sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, i cili aktualisht ndodhet në Moskë”, tha Kremlini në një deklaratë.
Ndihmësi i presidentit rus, Yuri Ushakov, dhe Igor Kostyukov, kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse, GRU, morën pjesë gjithashtu në takim.
Qëllimi i saktë i vizitës së Rezaeit nuk është bërë publik. Megjithatë, ajo vjen në mes të kontakteve të intensifikuara të nivelit të lartë midis Moskës dhe Teheranit, me bashkëpunimin e sigurisë dhe zhvillimet rajonale në krye të axhendës.
Vetëm tre ditë para takimit në Kremlin, Putin dhe Rezaei zhvilluan një bisedë telefonike më 2 nëntor. Sipas mediave shtetërore iraniane, ata diskutuan zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht situatën në Azinë Perëndimore./mxh
