Shtëpia e Bardhë ka ndarë një mesazh të ri për amerikanët teksa ka shpërndarë një video të presidentit amerikan, Donald Trump në vesionin Lego. Në video shihet Trump me një kapele të kuqe ku shkruhet se ai mbetet president i Shteteve të Bashkuara, pavarësisht humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit.
Shtëpia e Bardhë e paraqet Donald Trumpin të dixhitalizuar dhe si një superhero në një mini-lojë video, me komentin “është e rrezikshme të dalësh atje, merre këtë me vete”.
Presidenti amerikan shihet duke vrapuar në një pistë ndërsa një tekst përmend atë që ai ka arritur në mandatin e tij deri më tani, siç është rënia e çmimeve të ilaçeve, por edhe ulja e emigracionit të paligjshëm në vend, të paktën siç pretendon stafi i Shtëpisë së Bardhë.
Pamja e fundit e videos tregon Presidentin Trump duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv në Zyrën Ovale me mesazhin: “Presidenti Trump po punon shumë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”./mxh
