Dy persona humbën jetën kur automjeti i tyre u rrëmbye nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në ishullin francez të Korsikës, tha të premten ministri i brendshëm.
Ministri i Brendshëm Laurent Nunez tha se një grua 40-vjeçare u shpëtua, ndërsa dy persona të tjerë humbën jetën.
Një nga zjarrfikësit që iu përgjigj incidentit u dërgua në spital dhe po trajtohej për hipotermi, tha Nunez.
Agjencia franceze e motit Meteo France ka paralajmëruar për përmbytje dhe shira të rrëmbyeshëm në Korsikë dhe pjesë të Francës jugore.
Që kur stuhia filloi të mërkurën pasdite, autoritetet kanë regjistruar deri në 350 mm reshje shiu./k.m
