Ministri i Jashtëm i Polonisë tha se duhet të ketë një armëpushim përpara se të fillojnë bisedimet e paqes me Ukrainën.
Radoslaw Sikorski shtoi se asnjë zgjidhje për konfliktin nuk duhet t’i imponohet Kievit pa pëlqimin e tij.
“Megjithatë, është thelbësore të ruhet sekuenca e duhur”, tha ai në një konferencë për shtyp sot.
“Së pari një armëpushim, pastaj bisedime për një paqe të qëndrueshme dhe vetëm pas kësaj, diskutime të mundshme se si të rivendoset funksionimi i arkitekturës evropiane të sigurisë dhe, ndoshta, si të rivendosen regjimet e kontrollit të armëve”, tha ai./mxh
