Last Updated on 07/11/2026 by EL
Sot po mbahet protesta e radhës kombëtare, ku eksponentë të Partisë Demokratike i janë bashkuar protestës së studentëve.
Studentët kanë refuzuar deri më tani thirrjet për dialog me Kryeministrin, duke kërkuar vijimin e protestës dhe plotësimin e kërkesave të tyre.
Por, siç duket edhe në këtë foto, jo të gjithë protestuesit i kanë rezistuar “dialogut”.
Sali Lushaj, një prej figurave të njohura të protestave të opozitës, është fotografuar i ulur pikërisht në sofrën e vendosur për dialogun e Kryeministrit.
Kështu, ndërsa studentët vazhdojnë ta refuzojnë ftesën, Lushaj duket se të paktën simbolikisht e ka pranuar: është ulur në sofër. /et
